Rock & Blues në Prizren, në skenë performuan shumë grupe shqiptare

Kulturë | 2 vite më parë

Në Prizren u zhvillua Festivali i Rock – Blues  për tre netë rresht, i cili bëri bashkë artistë nga Kosova, Shqipëria dhe Evropa.  Ky festival hapi siparin vitin e kaluar, dhe ka tendencën për tu kthyer në një festival tradicional i muzikës rock. 

Rock dhe blues bashkoi jo vetëm artistët por edhe spektatorë e fansa të moshave dhe gjeneratave të ndryshme.  Grupet  performuan live në koncerte open air, të cilat ftuan publikun në një live shoë spektakolar. 

Ndër grupet  që performuan ishin Grupi i famshëm kosovar  403 me një karrierë mbi 40 vjeçare në këtë rryme , Sokol Keci Band , Vlatko Stefanoëski  Trio  Band, të cilët entuziazmuan publikun me lojën e tyre në kitarë solo.

Nata e fundit u mbyll me Bojken Lakon nga Shqipëria, Bon Jovi Experience Band dhe Frank Gambale.

Organizatorët  mendojnë që festivalet në vijim do të kenë përmasa edhe më të mëdha , si edhe ato të festivalit lëvizës, ku një ndër destinacionet do të jetë edhe qyteti i Kukësit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme