Rohani: Irani mund të pasurojë uranium deri në 90 për qind!

Botë | 5 vite më parë

Presidenti në largim i Iranit, Hasan Rohani deklaroi se Irani është i aftë të pasurojë uranium për qëllime paqësore deri në 90 për qind pastërti, nëse është e nevojshme.

Sipas televizionit shtetëror, duke folur gjatë një takimi të kabinetit, Rohani theksoi se programi bërthamor i Teheranit po zhvillohet vazhdimisht.

“Agjencia Iraniane e Energjisë Atomike ka aftësinë për të pasuruar uranium me një pastërti deri në 90 për qind nëse është e nevojshme”, shtoi Rohani.

Kohët e fundit nisën bisedimet në Vjenë për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe SHBA-së, Britanisë, Francës, Kinës, Rusisë dhe Gjermanisë, në një përpjekje për ta kthyer Uashingtonin në marrëveshjen e nënshkruar./​​​​​​​ ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme