Roja Bregdetare shpëton 68 migrantë nën ujërat greke

Botë | 3 vite më parë

68 migrantë që u gjetën këtë të hënë (19 qershor) në bord të një barke që lundronte në veriperëdim të ishulli të Lerosit, në juglindje të Greqisë, janë shpëtuar dhe janë dërguar në ishull.

Migrantët u shpëtuan nga një anije tregtare që po lundronte në afërsi të barkës së tyre dhe më pas u morën nga roja bregdetare për t’u transferuar në Leros.

Autoritetet u njoftuan nga prania e mjetit kur migrantët në bord të mjetit telefonuan në numrin 112 të emergjencave europiane për të kërkuar ndihmë.

Shpëtimi i tyre erdhi pesë ditë pasi të paktën 78 migrantë humbën jetën pasi barka me të cilën udhëtonin u fundos rreth 80 kilometra larg qytezës greke të Pilosit të mërkurën e shkuar.

Më shumë se 500 persona, mes të cilëve shumë fëmijë, besohet se janë zhdukur. Pjesa më e madhe e migrantëve në bord të mjetit, të nisur nga Libia me destinacion Italinë, ishin nga Siria, Afganistani, Egjipti dhe Pakistani.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme