Ronaldo debuton me dopietë, fiton Mançester Junajtid

Angli | 5 vite më parë

Një bishë që nuk di te ndalet.  Krisitano Ronaldo e nisi me dy gola aventurën e dytë tek Manchester Junajtid. Ylli portugez u perzgjodh titullar nga trajneri Solskjaer për sfideë që Djajtë e Kuq luajtën në “Old Traford” kunder Neëcastel për llogari të javës së katërt të Premier League.

36 vjeçari mrekulloi përsëri tifozët të cilët nuk reshtën së brohorituri emrin e tij, dhe shpërblimi erdhi fillimisht në limitet e pjesës së parë kur CR7 tregoi se instiktet nuk i janë venitur aspak.

Shfrytëzon pasigurinë e portierit kundërshtar dhe shtyn topin në rrjetë për avantazhin 1-0 të Junajtid. Në pjesën e dytë miqtë barazuan shifrat me Mankuilo në të 56-tën, por 6 minuta më pas ishte përsëri Kristiano Ronaldo që këtë herë udhëheq topin përpara me finesë dhe lëshon një goditje kirurgjikale.

Lloji i golit që vetëm portugezi di të shënojë, 2-1 shifrat dhe me tej vendasit shkojnë të sigurte tek tri pikët pas realizimeve të Bruno Fernandes dhe Lingard që fiksuan rezultatin final 4-1. Me këtë dopietë, Ronaldo ndez shpresën e tifozëve për një sezon plotë emocione. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme