Ronaldo dhe dy të tjerë, Rangnick revolucionon te Junajtid

Ideja e Ralf Rangnick është të revolucionarizojë Manchester United. Trajneri i ri i përkohshëm (dhe konsulenti për dy vitet e ardhshme) i Djajve të Kuq, sipas Bild, do të ishte gati të çmendej për t’i dhënë Cristiano Ronaldos dy partnerë me vlerë absolute, Erling Haaland dhe Timo Werner. Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund do të jetë një nga pjesët më të çmuara të merkatos së transferimeve të verës së ardhshme, por marrëdhënia e mirë që e lidh atë me ish-skuadrën e Salzburgut mund të luajë rol në favor të United.
Nga ana tjetër, gjermani nuk po i përjeton vitet e tij më të mira me fanellën e Chelseat, aq më tepër pas ardhjes së Romelu Lukakut. Rangnick, i cili e njeh që nga koha e tij te Leipzig, beson se Old Trafford është destinacioni i duhur për të përsëritur gjërat e jashtëzakonshme të përjetuara dhe në të kaluarën. Plane, që në mënyrë të pashmangshme mund të çojnë në disa shitje: Cavani, Rashford, Martial dhe Greenwood “të dyshuarit” kryesorë për largimin nga klubi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




