Ronaldo është gati t’i thotë lamtumirë Mançester Junajtid

Angli | 5 vite më parë

Gola, rezultate, trofe dhe rekord pas rekordi. Cristiano Ronaldo gjithmonë dëshiron më të mirën. Kontrata e kampionit portugez  skadon në vitin 2023, por mund të largohet në mënyrë sensacionale nga Manchester United një vit më parë. Arsyeja, sipas Daily Star, duhet gjetur te trajneri i radhës i Djajve të Kuq: nëse trajneri që do të zëvendësojë Rangnick nuk i përshtatet, do të jetë lamtumirë.

Emrat e vlerësuar aktualisht nga drejtuesit janë ata të Pochettino (ai mund të largohet nga PSG për shkak të Zidane), Ten Hag dhe Rodgers edhe nëse vullneti i CEO Arnold është t’u japë tifozëve një profil që e kthen skuadrën në majat e futbollit evropian. Sigurisht, CR7 nuk e priste një rikthim të tillë pas lamtumirës së verës me Juventusin: United është 22 pikë prapa liderit City – edhe pse dy ndeshje më pak – dhe tashmë është jashtë luftës për titull.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme