Ronaldo kërkon falje: Tifozët tanë meritojnë më të mirën

Angli | 5 vite më parë

Humbja 5-0 e pësuar ndaj Liverpool-it dhemb shumë. Cristiano Ronaldo jetoi një ditë shkatërruese me Manchester Unitedin e tij, duke humbur gjithashtu durimin e tij si asnjëherë tjetër.

Pak orë pas ndeshjes, portugezi ka reaguar duke u kërkuar falje fansave të tij me një mesazh në Instagram: “Ndonjëherë rezultati nuk është ai për të cilin ne luftojmë. Ndonjëherë rezultati nuk është ai që duam. Dhe kjo është përgjegjësia jonë, vetëm e jona, sepse nuk ka asnjë tjetër për të fajësuar”.

“Tifozët tanë kanë qenë edhe një herë fantastikë duke na mbështetur vazhdimisht. Ata meritojnë shumë më tepër se kaq dhe është koha për t’ua dhënë atyre. Koha është tani.”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme