Ronaldo, kthimi tek Mançesteri: Junajtid, gjithmonë në zemrën

Manchester United njofton zyrtarisht blerjen e Cristiano Ronaldos nga Juventusi: talenti portugez, sipas njoftimit për shtyp, “ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me opsionin e zgjatjes për një vit tjetër”.
Djajtë e Kuq prezantojnë CR7, duke u kthyer në Old Trafford pas dymbëdhjetë vjetësh: “Cristiano, pesë herë fitues i Topit të Artë, deri më tani ka fituar mbi 30 trofe të rëndësishëm gjatë karrierës së tij, përfshirë pesë tituj të Champions League, katër Botërore për klube, shtatë tituj të ligës në Angli, Spanjë dhe Itali dhe Kampionati Europian me Portugalinë.
Cristiano është lojtari i parë që fiton kampionate në tre vende të ndryshme, ai ishte gjithashtu golashënuesi më i mirë i Serie A të fundit dhe fitoi këpucën e artë në Europianin e këtij viti. Në kampionatin e tij të parë për Manchester United, ai shënoi 118 gola në 292 ndeshje”.
Fjalët e para nga Cristiano Ronaldo si lojtar i ri i Djajve të Kuq: “Manchester United është një klub që ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe unë jam emocionuar nga të gjitha mesazhet që kam marrë që nga njoftimi i së Premtes. Mezi pres të luaj në Old Trafford para një stadiumi plot dhe të shoh përsëri të gjithë tifozët. Mezi pres të bashkohem me ekipin pas ndeshjeve ndërkombëtare dhe shpresoj për një sezon shumë të suksesshëm”.
Trajneri i Djajve të Kuq, Solskjaer komenton ardhjen e CR7 si më poshtë: “Më kanë mbaruar fjalët për të përshkruar Cristianon. Ai nuk është vetëm një lojtar i mrekullueshëm, por edhe një njeri i madh. Të kesh dëshirën dhe aftësinë për të luajtur në nivelin më të lartë për një kohë kaq të gjatë kërkon një person shumë të veçantë.
Nuk kam dyshim se ai do të vazhdojë të mahnisë të gjithë dhe përvoja e tij do të jetë themelore për lojtarët e rinj të skuadrës. Kthimi i Ronaldos demonstron hijeshinë unike të këtij klubi dhe unë jam absolutisht i kënaqur që ai po kthehet në shtëpi aty ku filloi gjithçka”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




