Ronaldo le në stol Sançon

Manchester United bëri një gabim të madh në merkaton e kësaj vere, kur nënshkroi me Cristiano Ronaldon dhe e detyroi Jadon Sancho të ulet në stol. Kështu është shprehur legjenda e Liverpool, Jonh Barnes. United e kishte ndjekur Sanchon për dy vjet dhe kishte shmangur një mori rivalësh evropianë për ta marrë përfundimisht për 80 milionë euro. Por talenti i ri e ka gjetur veten të ulur në stol, ndërsa manchester drejtohet Solskjaer dhe duket se nuk do të gjejë hapësirë për shkak të pranisë së Ronaldos.
Sancho tani po ndjen pasojat, pasi humbi edhe vendin në kombëtaren e Anglisë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës kundër Andorrës dhe San Marinos. Duke komentuar situatën Barnes tha: ‘Sancho është lojtar i së ardhmes, por tani është në hije. Por sipas barnes nënshkrimi i Sancho nuk ishte një gabim, por nënshkrimi i Ronaldos ishte një gabim.
“Sancho erdhi te Manchester për 80 milionë euro, për të qenë një nga lojtarët kryesorë të sulmit, por tani ai duhet të ulet në stol, kështu që si mund të shohim më shumë prej tij? Kjo është arsyeja pse më vjen keq për të. Gjithashtu edhe për Marcus Rashford dhe Mason Greenwood në një farë mase. Ronaldo dhe Fernandes dominojnë shtysën sulmuese të ekipit.’
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




