Ronaldo në hije, por Junajtid bën “poker”

Fitore e vuajtur ajo e Manchester United në fushën e Leeds. Një ndeshje që dukej e mbyllur një here e mirë, që në pjesën e parë nga golat e Maguire 35’ dhe Bruno Fernandes 45’. Në pjesën e dytë Djajtë e Kuq zbritën në fushën e lojës në avantazh të dyfishtë, por reagimi i skuadrës së Bielsas kthen gjithçka në barazim në një minutë: krosi i Rodrigos kthehet në një gol, i cili befasoi De Gean në minutën e 53-të dhe në minutën e 54-të Raphinha firmosi 2-2.
Pavarësisht një Cristiano Ronaldo në hije, Fred (70′) dhe Elanga (88′) shkruajnë 2-4 në raportin e ndeshjes që konsolidon vendin e katërt të United (46 pikë).
Pas Tottenhamit, Wolverhampton gjithashtu mundi Leicesterin në krizë duke qëndruar afër zonës evropiane, me 2 pikë larg nga Arsenali dhe West Ham. Wolves kaloi në avantazh në minutën e 9-të me Neves, por u barazua nga Lookman në minutën e 41-të. Megjithatë, për të siguruar fitoren ka menduar Podence me golin e shënuar në minutën e 66-të.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




