Ronaldo përshëndet Solskjaer: Të uroj fat miku im

“Ishte sulmuesi im kur mbërrita për herë të parë në Old Traford, Ishte trajneri im kur u ktheva në radhët e Manchester United. Por më e rëndësishmja, Ole është një njeri I jashtëzakonshëm. I uroj më të mirën në çdo gjë që jeta i ka rezervuar”. Pas largimit zyrtar, Cristiano Ronaldo përshëndet Ole Gunnar Solskjaer me një postim në profilin e tij në Instagram.
7.5 milionë paund, rreth 9 milionë euro me kursin e këmbimit. Kjo do të jetë shuma që Ole Gunnar Solskjaer, tashmë ish-trajneri i Manchester United, do të arkëtojë si pagesa e largimit pas shkarkimit nga Djajtë e Kuq. Sipas raportimeve të Daily Express, në fakt, menaxheri norvegjez do të arkëtojë të gjitha paratë që do t’i takonin në vitet e ardhshme të kontratës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




