Ronaldo shou, Junajtid mposht Totenhemin

Angli | 5 vite më parë

Me një tripletë sensacionale, Cristiano Ronaldo rrëzon Tottenham-in dhe i jep Manchester United një sukses të rëndësishëm, 3-2, i cili zë përkohësisht vendin e katërt. Në Old Trafford, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi në minutën e 12-të falë goditjes së fuqishme të portugezit nga cepi i zonës, duke mposhtur Lloris, 1-0 për të besuarit e Rangnick.

Në 34′ Spurs barazuan: pas një aksioni të shkëlqyer, Spurs fituan një 11-metërsh dhe Kane nga pika e bardhë nuk gabon. Gjithsesi, kalojnë vetëm 4 minuta dhe vendasit kaluan përsëri në avantazh falë Ronaldos, i cili finalizoi asistimin e Sanços.  Në pjesën e dytë formacioni i Conte sulmon në kërkim të barazimit, i cili vjen në minutën e 72-të dhe është autogol i Maguire.

Më pas është Lloris që mendon për të ndaluar Cristiano Ronaldon, por në minutën e 81-të francezi nuk mund të bëjë asgjë për goditjen me kokë të portugezit, i cili firmos tripletën dhe 3-2. Në finale, United reziston dhe pas dy raundesh rikthehet te fitorja.

Djajtë e Kuq tashmë janë ngjitur në kuotën e 50 pikëve dhë zënë përkohësisht vendin e katërt, +2 ndaj Arsenalit që megjithatë ka katër ndeshje më pak. Nga ana tjetër, Tottenham ndalet pas dy fitoreve radhazi dhe mbetet i shtati në -5 nga Champions League.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme