Rosi: Shqipëria dhe Hungaria, përballje të njëjtësh

Uncategorized | 5 vite më parë

Një përballje midis dy skuadrave në të njëjtat pozita e ka cilësuar trajneri i Italisë, Marko Rosi, ndeshjen e së dielës midis skuadrës së tij dhe Shqipërisë.

“Me Anglinë ne ishim në gjendje të mbroheshim në pjesën e parë, por, në të dytën pasi pësuam gol, skuadra u tendos dhe nuk reagoi ashtu siç duhej dhe kjo ishte arsyeja pse humbëm. Sidoqoftë, diferenca midis nesh dhe tyre është shumë e madhe, sepse e kam thënë që, për mua personalisht, Anglia është një nga skuadrat më të mira në botë për momentin, sepse, po ta marrësh individualisht, është në nivelet më të larta. Në anën tjetër, ne kemi parë ndeshjen e Polonisë me Shqipërinë, por unë duhet të them se rezultati final nuk është korrekt, sepse, për mendimin tim, Shqipëria luajti për shumicën e kohës, shumë më mirë sesa vendasit, duhet të kishte shënuar më tepër se një gol, por i mungoi saktësia në finalizim. Shqiptarët ishin të pafat, edhe për shkak se në krahun tjetër luante Robert Levandovski, me të cilin nuk mund të kesh asnjë moment pushimi apo shpërqendrimi. Kjo ishte ajo që bëri dallimin, por unë prapër them se Shqipëria luajti në ndeshje të mirë.”

Për këtë arsye, italiani i stolit hungarez pret një përballje sfiduese në Stadiumin “Elbasan Arena”.

“Ne presim një ndeshje shumë të vështirë të dielën. Unë pres një ndeshje të luftuar dhe të barazpeshuar, të cilën të dyja skuadrat do të donin ta fitonin per arsyet e tyre. Për ne nuk do të jetë e lehtë të vijmë këtu e të fitojmë. Unë e kam thënë këtë që në fillim, që kur u hodh shorti, sepse njoh shumë prej lojtarëve të Shqipërisë, unë njoh trajnerin e saj, njoh përgatitësin atletik që është miku im. Pra, unë i njoh ata dhe thellësisht dhe me të vërtetë i respektoj aftësitë dhe mundësitë e tyre. Pra e di sesa të rrezikshëm mund të jenë dhe shpresoj që t’i kem ndërgjegjësuar për këtë lojtarët dhe skuadrën time.”)  

Fjalëve të trajnerit u ka bërë jehonë edhe futbollisti Nemanja Nikoliç.

“Si për Shqipërinë, ashtu edhe për ne, do të jetë një ndeshje e vështirë dhe për të dyja skuadrat, vetëm 3 pikët do të mjaftojnë për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e dytë në renditje. Ne dimë që duhet të përmirësohemi në fazën sulmuese dhe të jemi kompakt në atë mbrojtëse. Ne jemi përgatitur dhe e kemi analizuar këtë ndeshje dhe të gjithë lojtarët janë gati, për të dhënë më të mirën e tyre. Prandaj e presim me padurim këtë ndeshje.”)  

Trajneri i hungarezëve nuk ka pranuar ta marrë në konsideratë historinë e përballjeve midis dy përfaqësueseve.

“Nuk mendoj se historia do të luajë një rol të rëndësishëm në përballjen e së dielës. Futbolli të lë kujtime të bukura, por ai i përket vetëm së tashmes dhe të ardhmes. Edhe në Hungari, pas humbjes sonë me Anglinë, shumë njerëz harruan se çfarë ndodhi në Evropian vetëm pak javë më parë. Pra, futbolli është vetëm e tashmja dhe e ardhmja. Kujtimet do të mbesin. Ka njerëz që, mbase si ajo puna e Alz’haimerit, do të mbajnë mend gjëra të një të shkuare të largët, por jo të së tashmes”. 

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme