Rregullatori kinez bëjnë thirrje për dialog me homologun amerikan për listimet kineze në “Wall Street”

Organi rregullator i letrave me vlerë i Kinës bëri thirrje për më shumë komunikim me homologun e vet amerikan mbi aksionet kineze të listuara në “Wall Street” pas njoftimit të Uashingtonit për shtyrtime shtesë, njofton Radio e Jashtme e Kinës, CRI.
“Autoritetet rregullatore të të dy vendeve duhet të forcojnë komunikimin mbi mbikëqyrjen e aksioneve kineze të listuara në ShBA dhe të gjejnë zgjidhjet e duhura duke ruajtur frymën e respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta,” tha të dielën Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës (KRSK), duke shtuar se të dyja palët duhet të krijojnë pritshmërinë e duhur të politikave dhe një mjedis institucional për tregun.
Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Bursave i ShBA-së njoftoi të premten se nuk do të lejojë kompanitë kineze të mbledhin para në ShBA nëse nuk shpjegojnë plotësisht strukturën e tyre ligjore dhe nuk zbulojnë rreziqet e mundshme të biznesit.
Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës përsëriti mbështetjen për zgjedhjen prej firmave të destinacioneve të listimit, duke shtuar se kompanitë duhet të jenë në përputhje me ligjet dhe rregulloret e vendeve ku funksionojnë dhe se politikat në sektorë të caktuar janë formuluar për të bashkërenduar zhvillimin e sigurinë, duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të subjekteve të tregut.
Komisioni u zotua të mbajë kontakte të ngushta me departamentet përkatëse dhe të rrisë transparencën e parashikueshmërinë e masave të politikave, duke ritheksuar gjithashtu vendosmërinë e Kinës për t’u hapur më tej financiarisht.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




