Rrëshqiti nga skaliera dhe rrezikoi mbytej, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin, si paraqitet gjendja e tij

Efektivët e Kufirit Durrës kanë shpëtuar një 16-vjeçar në Shëngjin që rrezikonte të mbytej. Sipas informacioneve zyrtare, menjëherë pas njoftimit se në hapësirën e quajtur “Vaska e Marinës”, Shëngjin, një i mitur që kishte rrëshqitur nga gurët e skalierës, rrezikonte të mbytej, sepse për shkak të problemeve shëndetësore e kishte të vështirë notimin, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës u nisën drejt zonës së sinjalizuar.
16-vjeçari u lokalizua dhe mori ndihmë të menjëhershme nga shërbimet e Policisë.
Gjithashtu, i mituri u nxor me mjet lundrues, në breg, dhe u transportua për ndihmë të specializuar mjekësore, në spitalin rajonal të Lezhës, në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të kontaktojnë Policinë, në çdo rast nevoje, dhe garanton se ndihma do të jetë e menjëhershme dhe profesionale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




