Drejtori i Përgjithshëm

 
Alfred Peza është Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar. Ai u zgjodh unanimisht nga Keshilli Drejtues i RTSH-së në Qershor 2023 dhe do të shërbejë në krye të institucionit për një mandat pesëvjeçar. Alfred Peza ka plane ambicioze për Radio Televizionin Publik Shqiptar për të ngritur standardet e  për t'u siguruar që ato të jenë në nivele të shkëlqyera në këtë epokë digjitale. Alfred Peza ka punuar si gazetar, redaktor, analist mediatik, pedagog dhe Drejtor i Përgjithshëm i disa mediave. Në periudhën 2013-2017 ka shërbyer si deputet dhe nënkryetar i Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvendin e Shqipërisë. Ai është vlerësuar me çmime dhe tituj të ndryshëm gjatë karrierës së tij të shquar mediatike dhe ka botuar artikuj të panumërt dhe disa romane.