Rreziku i një aksidenti bërthamor në Zaporizhia, KE shpërndanë 5.5 mln tableta jodur kaliumi për banorët

Komisioni Evropian thotë se do të shpërndajë 5.5 milionë tableta jodur kaliumi për banorët që jetojnë në afërsi të termocentralit bërthamor Zaporizhia në Enerhodar, Ukrainë.
Shumë vende, përfshirë Britaninë e Madhe, kanë një rezervë të këtyre tabletave në rast të një aksidenti të madh bërthamor ose rrjedhjeje. Ato duhet të përdoren vetëm nëse rekomandohen nga ekspertë mjekësorë.
Ka rreziqe shëndetësore që lidhen me marrjen e tyre, kështu që ato nuk janë diçka që njerëzit duhet ta marrin vetë.
“Asnjë central bërthamor nuk duhet të përdoret kurrë si teatër lufte. Është e papranueshme që jetët e civilëve të vihen në rrezik. Të gjitha veprimet ushtarake rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhia duhet të ndalen menjëherë. BE-ja po dërgon në mënyrë parandaluese pesë milionë tableta jodur kaliumi në Ukrainë për t’u ofruar njerëzve mbrojtje në rast të ekspozimit ndaj niveleve të larta të rrezatimit”, tha Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç. / BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




