Rrezikuan të mbyteshin, Policia shpëton 4 turistë hungarezë

Sociale | 5 vite më parë

Policia dhe zjarrfikësit në Maliq kanë shpëtuar sot 4 turistë hungarezë që rrezikuan të mbyteshin në lumin Devoll. Policia e Shtetit informon se “shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë nga banorët e fshatit Plovisht, Maliq, se disa turistë të huaj, kishin mbetur në mes të lumit Devoll, me automjetin e tyre tip fuoristradë dhe rrezikonin të mbyteshin për shkak të prurjeve të mëdha të lumit, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë thirrur në ndihmë shërbimet e zjarrfikëses Maliq, me ndihmën e të cilëve, u bë e mundur nxjerrja e turistëve nga uji”. “Turistët hungarezë, kanë falenderuar punonjësit e policisë dhe zjarrfikësit që ju erdhën në ndihmë në kohën e duhur duke ju shpëtuar jetën”, informon Policia.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme