Rrëzimi i avionit të Prigozhin, Biden: Putin mund të jetë pas aktit, nuk jam i befasuar

Botë | 3 vite më parë

Presidenti amerikan, Joe Biden, aludoi se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të ketë qenë pas rrëzimit të një avioni privat pranë Moskës.

Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, renditet në mesin e pasagjerëve të avionit. Biden tha se nuk ishte i befasuar që mercenari rus mund të kishte qenë në qendër të shënjestrimit.

“Ju mund të kujtoni, pasi unë jam pyetur për këtë,”- i tha Biden Kevin Liptak të CCN, duke aluduar për komentet e tij në muajin korrik, ku ai tha se “Prighozhin duhet të shqetësohet për sigurinë e tij pas rebelimit të dështuar”.

“Unë thashë se pot ë isha në vendin e tij do të isha i kujdesshëm se ku hyp. Nuk di saktësisht se çfarë ka ndodhur, por nuk jam i befasuar,”- tha Biden të mërkurën.

Në një konferencë shtypi në Helsinki, Finlandë, në korrik, Biden duke bërë shaka tha se nëse do të ishte Prighozin, “do të kisha kujdes se çfarë ha, si dhe do të isha I kujdesshëm për menunë time”.

Biden shtoi se “nuk ka shumë gjëra që ndodhin në Rusi që Putini nuk është prapa tyre, por unë nuk di mjaftueshëm për të dhënë një përgjigje”.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme