Rrëzimi i helikopterit, jeta e presidentit iranian në rrezik. DASH: Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit ka bërë të ditur se SHBA po ndjek nga afër raportet për rrëzimin e helikopterit në të cilin ndodhej edhe presidentit iranian Ebrahim Raisi
“Departamenti Amerikan i Shtetit po vëzhgon nga afër raportet për rrëzimin e helikopterit që mbante presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe ministrin e tij të jashtëm”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Mattheë Miller të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Deklarata vjen pasi zyrtarët iranianë i tha Reuters se një helikopter që transportonte Raisi dhe ministrin e tij të Jashtëm u rrëzua sot teksa po kalonte terrenin malor në mjegull të dendur.
Ekipet e shpëtimit po shkonin drejt vendit të incidentit, me motin e keq që thuhet se ndërlikonte përpjekjet e kërkimit. Qeveria iraniane ka bërë të ditur se helikopteri më të cilin ka qenë duke udhëtuar presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka pësuar avari afër kufirit me Azerbajxhanin.
Televizioni shtetëror dhe Ministria e Brendshme kanë thënë se ekipet e shpëtimit po tentojnë t’i afrohen zonës, mirëpo po hasin në vështirësi, për shkak të motit të ashpër.
“Po presim për detaje tjera”, ka thënë ministri i Brendshëm, Ahmad Vahidi. Ai e ka përshkruar incidentin si “ulje e ashpër”, por nuk ka treguar kush ka qenë në helikopter, ndërsa besohet se në bord ka qenë Ebrahim Raisi.
Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve Fars u bëri thirrje iranianëve të luten për Ebrahim Raisi dhe TV shtetëror bëri lutje për sigurinë e tij.
Televizioni shtetëror transmetoi gjithashtu imazhe të besimtarëve duke u lutur në faltoren e Imam Rezait në qytetin Mashhad, një nga vendet më të shenjta të Islamit Shiit. Kjo pasi media shtetërore raportoi se një helikopter në një kolonë që transportonte Raisin ishte përfshirë në një aksident.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




