Rrëzohet helikopteri në Itali, një viktimë dhe tre të plagosur

Botë | 11 muaj më parë

Një helikopter me katër persona në bord u rrëzua mëngjesin e sotëm në zonën Le Prese, në komunën e Lanzadës, provinca e Sondrios, Itali. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:35, kur mjeti ajror humbi kontrollin dhe u përplas në tokë.

Si pasojë e aksidentit, një person humbi jetën. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit të Sondrios, por ndërroi jetë pak pas mbërritjes. Tre pasagjerët e tjerë kanë mbetur të plagosur lehtë.

Mes të mbijetuarve është edhe piloti 60-vjeçar Maurizio Folini, i njohur për operacionet e tij të shpëtimit në Everest. Folini ka pësuar një dëmtim në dorë, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, një grua 27-vjeçare dhe një burrë 54-vjeçar, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet italiane po hetojnë shkaqet e rrëzimit të helikopterit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme