Rriten eksportet shqiptare, defiçiti tregtar mbetet ende i lartë

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT, tregtia e mallrave përgjatë dhjetëmujorit 2022 preku vlerën e 404 mld lekë, duke u rritur me 35,0 %, ndërkohë që importet e mallrave arritën vlerën 778 mld lekë, duke u rritur me 23,1 %, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.
Deficiti tregtar nga ana tjetër vazhdon të mbetet i lartë në vlerën e 374 mld lekë, duke u rritur me 12,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.
Përgjatë 10 mujorit, eksportet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, “Materiale ndërtimi dhe metale” si dhe “Tekstile dhe këpucë”
Në garën e eksporteve përgjatë 10 mujorit, Shqipëria vazhdon të bëjë tregti me parterët e saj europiano-perendimore, ku rritje më të madhe vërehet me Italinë dhe Gjermaninë, respektivisht me 42,1 % dhe 74,4 %.
Ndërkohë që ekonomia shqiptare vazhdon të importojë nga Italia, partneri jonë kryesore tregtare mbetet Turqia dhe Greqia.
Shifrat pozitive dhe rikthimi i një sërë zërave në eksportet vendase i dedikohet më së shumti nevojës së sipërmarrjes për t‘ju rikthyer ritmeve të periudhës së para krizës ekonomike të shkaktuar nga konflikti Ukrainë- Rusi.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




