Rriten infektimet me Covid tek fëmijët, Kuli: Shtrimet në spital janë foshnja nën 1 vjeç

Sociale | 5 vite më parë

Numri i fëmijëve të infektuar me COVID po rritet ndjeshëm si pasojë transmetimit të infeksionit në ambjentet shkollore. Shefja klinikës se pediatrise infektive  në QSUT Gjeorgjina Kuli pohon se sëmundshmeria është shtuar por numri i të shtruarve në spital nuk ka si  shkak shkollat.
Fëmijët e shtruar janë foshnje kryesosht, të moshës nën 1 vjec. Kuli thotë se të ndash një diagnozë mes COVID dhe virozës është e vështirë pasi simptomat janë të njëjta ndaj cdo rast i shtruar i nënshtrohet testit ose PCR.
Rreth 11 fëmijë të shtruar po ndiqen në pediatri për shkakt të infektimit  nga COVID, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë fëmijë në gjëndje të rëndë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme