Rriten investimet e huaja në sektorin industrial

Industria vijon të jetë ndër sektorët ku biznesi ka besim në perspektivën e zhvillimit më të shpejtë, për periudhën në vijim, shkruan ATSH.
Ajo i referohet vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, sipas të cilit besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në sektorin e industrisë shënoi rritje prej 1.5 për qind në muajin dhjetor 2021, krahasuar me muajin e kaluar.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, rritja i atribuohet ecurisë pozitive të prodhimit dhe kontratave porositëse në total, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë me përmirësimin e gjendjes financiare të bizneseve të këtij sektori dhe zgjerimin e tregut të punës.
Ky sektor gjithashtu, regjistron tregues pozitiv edhe për sa i takon investimeve të huaja.
Sipas BSH-së, investimet e huaja direkte në sektorin e industrisë shënuan vlerën 51 milionë euro, në tremujorin e tretë të vitit 2021, dy herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




