Rriten kërkesat për t’u bërë pjesë e FA-së, uniforma e ushtarit një mundësi e mirë punësimi

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministria e Mbrojtjes prej kohësh ka nisur Fushatën e rekrutimeve e të rinjve në Forcat e Armatosura me sloganin “Bëhu versioni yt më i mirë” e cila do zgjasë deri më 9 janar.

Në Qendrën e Personel Rekrutimit shifrat flasin për një interes në rritje, veçanërisht dy vitet e fundit, ku të rinj nga e gjithë Shqipëria gjejnë mundësi të mira për arsimim apo përfitimin e një profesioni.

Përveç punësimit të sigurt, uniforma u ofron të rinjve rritje në grada dhe përfitime afatgjata.

Shqipëria prej vitesh kontribuon në misione paqëruajtse, ajo konsiderohet si vendi i rëndësishëm i NATO-s përsa i përket numrit të ushtarakëve të dislokuar në misione paqëruajtse në raport me personelin aktiv të Forcave të Armatosura.

/rtsh/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme