Rriten sërish çmimet e konsumit

Ekonomi | 5 vite më parë

Muaji mars sjell sërish rritje çmimesh, sipas institutit të statistikave gjatë këtij muaji inflacioni ishte 5.7%. Në krahasim me një vit me parë,  grupi “Ushqimet dhe pijet joalkoolike” kishte rritjen më të madhe. Brenda tij çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna”  jane rritur me  22,4 %. Ato janë pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithra” me 15,8 %, “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 10,5 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 10,3 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 10,2 %, “mish” me 7,1 %, etj. 
Gjatë marsit pas grupit të ushqimeve dhe pijeve joalkolike pasohet nga grupi “Transporti” me +1,08 pikë përqindje dhe grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”. Ndërsa krahasuar me muajin Shkurt 2022, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 8,9 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,8 %, . Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin  Mars 2022, krahasuar me Shkurt 2022 është 2,4 %. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Mars 2022 është 5,7 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,2 %. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme