Rritet alarmi për viruset respiratore, Kuli: Pediatria në kapacitet të plotë. Kujdes imunitetin

Sociale | 4 vite më parë

Autoritet e Shëndetit Publik kanë rritur alarmin për shtimin e viruseve qarkulluese në vend. Në pediatrinë e QSUT, fluksi i vizitave ambulatore dhe shtrimeve në spital është i lartë aq sa nuk ka më shtretër të lirë. Shefja e klinikës së sëmundjeve infektive, Gjeorgjina Kuli, thotë se situata post-Covid ka sjellë më herët në kohë viruset e ndryshme respiratorë.

Infeksioni Covid-19 paraqitet më lehtë por dedektohet me vështirësi pasi testet nuk janë të ndjeshme ndaj varianteve të reja.

Doktoresha u bën apel prindërve të marrin kontakt me mjekët në lagje dhe të evitojnë grumbullimet ndërsa këshillon edhe marrjen  e suplementeve me rekomandim nga mjeku si vitamina C dhe laktoferrina që rrisin imunitetin.

OBSH dhe ISHP kanë shtuar alarmin për survejim të situatës epidemiologjike post-Covid pasi vërshimi i menjëhershëm i viruseve mund të shkaktojë sëmundshmëri të shtuar dhe probleme me sistemet e kujdesit shëndetësore.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme