Rritet bilanci i viktimave nga zjarret në Maui, 55 të vdekur dhe 1.000 të zhdukur

Botë | 3 vite më parë

Ka shkuar në 55 numri i viktimave si pasojë e zjarreve në Maui. Shefi i Policisë, John Pelletier, deklaroi se ende nuk dihet numri përfundimtar i viktimave, ndërsa e konsideroi ngjarjen si të tmerrshme dhe tragjike.

“Nëse kryebashkiaku apo unë nuk jua japim atë numër, nuk është e saktë. Ne do të marrim kohën tonë dhe do ta bëjmë siç duhet. Unë nuk e di se cili do të jetë numri përfundimtar. Do të jetë i tmerrshëm dhe tragjik“, tha ai.

Sakaq, rreth 1000 persona vijojnë ende të jenë të zhdukur. Energjia dhe interneti janë ndërprerë dhe kjo është një arsye tjetër që vështirëson gjetjen e personave të zhdukur.

“Kjo nuk do të thotë se sa shumë… që kanë kaluar. Mund të jenë në strehimore ose thjesht nuk mund të kontaktohen”, tha John Pelletier.

Dëmet e mëdha të shkaktuara nga zjarret në Maui do të duan shumë vite dhe miliarda dollarë për t’u riparuar dhe rindërtuar.

Guvernatori i Hawait, Josh Green u shpreh se aktualisht fokus mbetet shpëtimi i qytetarëve nga rreziku i zjarreve, ndërsa shtoi se “Do të duhet kohë për të ditur shtrirjen e plotë, por do të jetë në miliarda dollarë, pa dyshim. Ne fillimisht jemi fokusuar te jetët e humbura, prandaj jemi kaq të thyer. Për të dhënë perspektivë, do të duhen shumë vite për të rindërtuar Lahaina. Shtrirja e plotë e dëmit “do t’ju shokojë”. Të gjitha ato ndërtesa, praktikisht, do të duhet të rindërtohen. Do të jetë një Lahaina e re që Maui e ndërton sipas imazhit të vet me vlerat e veta”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme