Rritet çmimi i biletave të urbanit në Elbasan, shkurtohet numri i autobusëve. Qytetarët kërkojnë rimbursim

Sociale | 5 vite më parë

Nga dje bileta e urbanit në Elbasan kushton më shtrenjtë. Këshilli Bashkiak i Elbasanit në mbledhjen e tij të fundit ka vendosur të rrisë tarifën e transportit urban me 33%, duke e çuar nga 30 lekë në 40 lekë.

Ky vendim vjen në një kohë ku transporti publik po përballet me vështirësi të mëdha për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimit të karburantit, por dhe në kohën kur qytetarët përballen me rritje çmimesh kudo.

Me të prekurit e rritjes së biletës janë të moshuarit të cilët edhe pse në pamundësi fizike thonë se do të detyrohen të lëvizin në këmbë, ose të dalin më rrallë.

Sipas qytetarëve, rimbursimin e çmimit të biletës duhet ta bëjë shteti dhe jo ata. 

Transporti urban ka shkurtuar numrin e autobusëve, duke bërë që dhjetëra qytetarët të presin edhe 1 orë në stacion. Në Elbasan çmimi i biletës së transportit publik nuk ishte  ndryshuar që nga viti 2015./rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme