Rritet çmimi i grurit në tregjet ndërkombëtare, Kristuli: Shqipëria ka rezerva për 3 muajt e ardhshëm

Ekonomi | 5 vite më parë

Konflikti Rusi-Ukrainë do të sjellë për të gjitha tregjet ndërkombëtare edhe rritjen e çmimit të grurit. Kryetari i Unionit Tregtar Agroushqimor, Theodhor Kristuli tha se tregtarët shqiptarë po shikojnë  mundësinë e tregjeve alternative për të blerë grurë. 

Kristuli deklaroi se  në vendin tonë ka depozita të grurit për 2-3 muajt e ardhshëm.

Sipas tij biznesit do të shohin alternativa të tjera të furnizimit të grurit por gjithsesi kjo do e sjellë edhe një rritje të kostove çka do të përkthehet në çmimin final për konsumatorin.

Çmimi i një toni grurë u rrit me 5 % brenda ditës në tregjet ndërkombëtare kjo pasi Rusia dhe Ukraina janë furnizuesit më të mëdhenj të grurit në botë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme