Rritet eksporti i vezëve, rreth 168 milionë lekë gjatë 5 muajve

Industria e prodhimit të vezëve në vend, gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti, ka shumëfishuar eksportet e vezëve në sasi dhe në vlerë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se, “në 5-mujorin e parë të vitit 2024 u eksportuan 1145.73 ton vezë në një vlerë prej 168.38 milion lekë”.
Zgjerimi i komplekseve të pularisë jo vetëm që ka rritur standardet e kësaj industrie , por ka shtuar prodhimin e vezëve, një pjesë e të cilave plotësojnë kërkesat e tregut të brendshëm, por e edhe eksportojnë në vendet e rajonit dhe më gjerë.
Denaj tha se, kjo sasi reflekton jo vetëm kërkesën e madhe për eksport, por edhe cilësinë e vezëve të Klasit B, për të cilat Shqipëria është e autorizuar të eksportojë në tregun europian.
“Vezët tona janë një burim esencial ushqimor dhe një pasuri e çmuar për ekonominë tonë”, tha ministrja Denaj.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




