Rritet kredia në valutë të huaj

Ekonomi | 5 vite më parë

Banka e Shqipërisë bën të ditur se “kreditë në valutë të huaj përbëjnë rreth 49.9% të portofolit total të kredisë”.

Krahasuar me vitin 2020, ky tregues është 2.8 pikë përqindje më e ulët.

Kjo është ndikuar sidomos nga rënia e kredisë në dollarë amerikanë, ndërsa të dhënat paralele tregojnë se kredia në euro këtë vit është rritur ndjeshëm.

Nga ana tjetër thekson BSH-ja, cilësia e kredisë në valutë e pambrojtur nga luhatjet në kursin e këmbimit është përmirësuar dukshëm në vitet e fundit.

Në mesin e vitit 2021 raporti i kredive me probleme për këtë segment të kredisë ra në 6.2% në fund të qershorit 2021, në krahasim me 7.1% në dhjetor 2020 dhe 7.9% në qershor 2020.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme