Rritet numri i kalimeve në dogana, qarkullim normal në pikat kufitare Kapshticë dhe Qafë Thanë
Gjatë 24 orëve të fundit, në pikat kufitare të qarkut të Korçës është regjistruar fluks i përballueshëm i lëvizjes së shtetasve, pa krijuar radhë apo vonesa në qarkullim. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës po punohet me kapacitet maksimal, duke alternuar sportelet në varësi të lëvizjeve.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë në territorin shqiptar 3 085 shtetas, ndërsa kanë dalë 5 832 shtetas.
Në palën shqiptare po punohet me 3 sportele në dalje dhe 2 sportele në hyrje, çka ka mundësuar përpunimin normal të fluksit dhe shmangien e radhëve në pritje.
Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë Thanës janë regjistruar 3 094 hyrje dhe 3 545 dalje të shtetasve. Edhe në këtë pikë, qarkullimi paraqitet normal, pa problematika apo pritje për udhëtarët.
Ndërkohë autoritetet kufitare vijojnë punën në terren për të garantuar një shërbim sa më efikas dhe lëvizje të lirë të shtetasve.
Gazetare: G. Manushi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




