Rritet rezistenca e Ukrainës në zonat e pushtuara nga Rusia

Botë | 4 vite më parë

Në një sfidë në rritje për kontrollin e Rusisë në zonat e pushtuara të Ukrainës juglindore, forcat guerrile, besnike të Kievit, po vrasin zyrtarë pro-Moskës, duke hedhur në erë ura dhe trena, si dhe duke ndihmuar ushtrinë ukrainase për të  identifikuar objektivat kryesore. Përhapja e rezistencës ka gërryer kontrollin e Kremlinit mbi ato zona, si dhe kërcënoi planet e tij për të mbajtur referendume në qytete të ndryshme, si një lëvizje drejt aneksimit nga Rusia. 

“Qëllimi ynë është ta bëjmë jetën të padurueshme për pushtuesit rusë dhe të përdorim çdo mjet për të prishur planet e tyre”, tha Andriy, një koordinator 32-vjeçar i lëvizjes guerrile në rajonin jugor të Khersonit. Një anëtar i grupit të rezistencës Zhovta Strichka – ose “Frisi i verdhë”, Andriy foli për Associated Press me kusht që të mos identifikohej plotësisht për të shmangur gjurmimin nga rusët. Grupi e ka marrë emrin e tij nga një nga dy ngjyrat kombëtare të Ukrainës dhe anëtarët e tij përdorin shirita të asaj ngjyre për të shënuar objektivat e mundshëm për sulmet guerrile. 

Trupat ukrainase kohët e fundit përdorën një raketë të shumëfishtë të furnizuar nga SHBA, të njohur si HIMARS, për të goditur një urë strategjike në lumin Dnieper në Kherson, duke shkëputur lidhjen kryesore të furnizimit të rusëve. Qyteti me 500,000 banorë, i pushtuar nga trupat ruse në fillim të luftës, është përmbytur me fletëpalosje nga rezistenca, duke kërcënuar zyrtarët e mbështetur nga Moska. AP NEWS

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme