Rritet sërish çmimi i karburanteve

Ekonomi | 5 vite më parë

 

Bordi i Transparencës ka njoftuar vendimin e tij për çmimet e reja të karburanteve në vend.

Sipas njoftimit, çmimi i nënproduktit gazoil do të jetë 233 lekë/litër dhe i nënproduktit benzinë do të jetë 206 lekë/litër, për periudhën 26 mars-1 prill 2022.

Ndërkohë, çmimi i naftës nga sot deri në datën 1 prill do të jetë 245 lekë/litri.

Bordi i Transparencës, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, vendosi:

1.      Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 233 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë do të jetë 206 lekë/litër për periudhën 26 mars-1 prill 2022

2.      Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën  26 mars-1 prill 2022, të jetë 245 lekë/litri.

3.      Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 26 mars-1 prill 2022, të jetë 218  lekë/litri.

4.      Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 26 mars-1 prill 2022, të jetë 110 lekë/litri dhe me shumicë 98 lekë/litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet më 26 Mars, ndërkohë që  mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e premte, datë 1.04.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme