Rritet sërish çmimi i naftës

Ekonomi | 5 vite më parë

Në pikat e tregtimit me pakicë nafta do të shitet me 221 lekë për litër, nga data 22 deri më 24  mars. Në të njëjtën kohë që benzina me pakicë do të shitet 211 lekë për litër. Vendimi është marrë në mbledhjen e radhës të Bordit të Administrimit të karburanteve, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit të nënprodukteve të naftës dhe gazit. Referuar vendimit të bordit të transparencës, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz mbeti i pandryshuar në 93 lekë/litri.  
Referuar aktit normativ të qeverisë, çmimet e miratuara nga bordi janë të detyrueshëm për çdo pikë karburanti. Në rast se tregtarët shkelin vendimet parashikohen penalitete, gjoba dhe deri në heqje license. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka të drejtë të aplikojë gjobë deri në 10 milionë lekë për shoqëritë e tregtimit me shumicë dhe 2 milionë lekë për pikat e tregtimit me pakicë. Në rast përsëritjeje, kompanive do t’ju hiqet licensa. 
Rritja e çmimit të naftës erdhi pas rritjes së çmimeve edhe në tregjet ndërkombëtare. 
Të martën me hapjen e bursave çmimi varioi nga 111-112 dollarë për fuçi, por tendenca ishte në rritje. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme