Rritja e çmimeve, Rama-Opozitës: Dukeni si mbeturina të Partisë së Punës, nuk do i lëmë shqiptarët vetëm!

Rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe bukës ka nxitur debate mes opozitës dhe mazhorancës në sallën e kuvendit. Sipas zotit Rama, qëndrimi i opozitës për çështjen e rritjes së çmimeve në vend i bën ata të duken si mbeturina të sistemit komunist. “Ju i thoni shqiptarëve që fatura e energjisë është më e lartë në rajon, që është totalisht e pavërtetë. Fatura e energjisë dhe të gjitha faturat në sistemin që kemi zgjedhur dhe për të cilin ju me të drejtë jeni krenarë që ishit pararoja kemi vendosur të kalojmë në lirinë e tregut kapitalist dhe rritja e çmimeve në bursë nuk pyet as se Spanja ka më shumë, as se Shqipëria ka më pak. Ju, partia e qendrës së djathtë, ju partia e liberalizimit të tregut, dukeni si mbeturina të partisë së punës nga mënyra si flisni. Konceptet tuaja janë mbetura të sistemit të vjetër”, tha kryeministri Rama.
Për rritjen e cmimeve, kryeministri Rama premtoi se qeveria nuk do ti lërë qytetarët vetëm.
Më herët në seancë plenare janë shënuar debate edhe mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ministres së shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ku Basha ka ripërsëritur akuzën se qeveria ka fshehur viktimat e COVID, por kjo është mohuar nga ministrja, e cila tha se vendi ynë ka fituar betejën edhe ndërkombëtarisht dhe se opozita nuk ka bërë gjë tjetër këto 18 muaj veçse “duke hequr vallen e vdekjes”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




