Rritja e çmimeve të ushqimeve si pasojë e luftës në Ukrainë, OKB: Do godasë më shumë vendet e varfra!

Pushtimi rus i Ukrainës ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e çmimeve të ushqimeve, duke përfshirë vajrat bimore, grurin dhe misrin.
Para luftës, Ukraina dhe Rusia përbënin 28.9% të eksporteve globale të grurit, dhe 60% të furnizimeve globale të lulediellit, një përbërës kyç në shumë ushqime të përpunuara.
Bllokada e Rusisë përgjatë bregut të Detit të Zi ka bërë Ukraina të mos mundet të eksportojë miliona tonë drithë.
Banka Botërore ka parashikuar një rritje prej 37% në çmimet e ushqimeve. Kjo do të godiste më shumë të varfërit, të cilët, sipas OKB ,do të hanë më pak dhe do të kenë më pak para për çdo gjë tjetër, siç është shkollimi.
OKB paralajmëron po ashtu se rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve po shkakton një krizë të paprecedentë në Afrikë./ Përkthyer nga BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




