Rrogozhinë- U gjet pa ndjenja në dushin e burgut, ndërron jetë i burgosuri

Ndërron jetë në Spitalin e Rrogozhinës i dënuari Erlad Helshani.
Ky i fundit u gjet pa ndjenja nga bashkëvuajtësit e tij, teksa po lahej në dush, dhe u dërgua në Spitalin e Rrogozhinës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Helshani trajtohej për hipertension dhe nivele të larta të yndyrave në gjak gjatë qëndrimit në burgun e Rrogozhinës. Ai ishte i dënuar me 4 vite e 8 muaj heqje lirie për prodhim të lëndëve narkotike.
“Mëngjesin e sotëm, më datë 26 gusht 2024, në Spitalin e Rrogozhinës ka ndërruar jetë shtetasi i dënuar Erlad Helshani, i lindur më 23 shkurt 1981 dhe banues në Kavajë. Helshani u gjet pa ndjenja nga bashkëvuajtësit e tij, ndërsa po lahej në dush. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekut të institucionit, i cili e shoqëroi drejt spitalit, Helshani ndërroi jetë në orën 09:15 në Spitalin e Rrogozhinës.
Helshani trajtohej për hipertension dhe nivele të larta të yndyrave në gjak gjatë qëndrimit në IEVP Rrogozhinë. Ai ishte i dënuar me 4 vite e 8 muaj heqje lirie për prodhim të lëndëve narkotike.
Ngjarja po hetohet dhe janë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme. Janë njoftuar menjëherë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje (SHKBSB), Komisariati i Policisë Rrogozhinë, Prokuroria, dhe familjarët e të ndjerit”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




