Rruga e përbashkët e Shqipërisë dhe e Kosovës, anëtarësimi në BE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilluan një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Gjatë takimit, Balla theksoi se “rruga e përbashkët e Shqipërisë dhe e Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian”.
Sipas Ballës, LDK si anëtare e PPE luan një rol të rëndësishëm në çuarjen përpara të kësaj axhende.
Më herët kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë qëndrimit në Kosovë u prit në një takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Balla në krye të një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




