Rruga Maliq-Lozhan, vijojnë punimet për rikonstruksionin e aksit prej 18 km

Edhe pse jemi në stinën e dimrit, vijojnë punimet për rikonstruksionin e aksit nacional prej 18 km që lidh Maliqin me Lozhanin.
Ky është një investim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar prej gati 1,4 miliardë lekësh, nga më të mëdhenjtë në këtë zonë dhe mjaft i rëndësishëm për banorët e drejtuesit e mjeteve, pasi rruga ishte amortizuar ndër vite duke e bërë të vështirë udhëtimin në të.
Aktualisht me rrugën e re e cila është asfaltuar në shtresën e parë thuajse në të gjithë gjatësinë e saj,
Për shkak të temperaturave të ulëta nuk mund të hidhet asfalt, por punohet me ndërtimin e veprave të artit në të gjithë gjatësinë e rrugës.
Për bashkinë e Maliqit ky është investimi më i madh i kryer në zonën e Gorë Oparit duke i dhënë fund njëherë e mirë shqetësimeve të gjithë atyre që kanë udhëtuar në të.
Investimi pritet të përfundojë me të gjithë elementët e vet në pranverën e 2024.
Gazetare: Kostanca Koçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




