Rruga Pogradec-Tushemisht-Doganë, lidhet kontrata 3.48 milionë USD

Ekonomi | 3 vite më parë

Një kontratë me vlerë 3.48 milionë dollarë është nënshkruar për rikonstruksionin e Lotit të 2-të të Rrugës Pogradec-Tushemisht-Doganë. 

Autoriteti Kontraktor i kësaj procedure ishte Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Sipas njoftimit zbatimi do të bëhet nga bashkimi i operatorëve “4 A – M” shpk & “GPG Company” shpk. Punimet e përcaktuara në kontratë sa i takon rikonstruksionit të plotë të rrugës parashikohet të mbyllen brenda 6 muajve. 

Projekti synon rikonstruksionin e plotë të rrugës Pogradec-Tushemisht. Punimet e kërkuara përbëhen nga: ndërtimi i rrugëve, rikonstruksioni i rrugëve, punimet e përmirësimit urban, punimet e rehabilitimit të peizazhit.

Rindërtimi i rrugës do të rrisë vlerën e aseteve përreth, do të lehtësojë aksesin dhe lëvizshmërinë e banorëve të zonës dhe aksesin në kala nga turistët.

Rruga Pogradec-Tushemisht-Doganë është pjesë e projektit të Konektivitetit të Rrugëve Rajonale dhe Lokale i cili mbështetet nga Banka Botërore prej disa vitesh tashmë. Ai parashikon ndërhyrje në rritjen potenciale të aktiviteteve bujqësore dhe turistike duke përmirësuar aksesin në zonat e përzgjedhura, si dhe forcim të kapaciteteve të bashkive për menaxhimin e aseteve të tyre rrugore.

Ky projekt ka një fond prej 50 milion USD dhe përbëhet nga tre komponentë kryesorë: Punimet civile dhe iniciativat për sigurinë rrugore; forcimi i kapaciteteve për NjQV-të; menaxhimi gjatë zbatimit.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme