Ruçi: Mirënjohje Holandës për Po-në për Konferencën Ndërqeveritare!

Politikë | 5 vite më parë

Vendet e Ulta do të vazhdojnë të mbështesin integrimin europian të Shqipërisë. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ne takimin me ambasadoren e Holandës  Guusje Korthals Altes, shprehu mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë për qëndrimin inkurajues të Parlamentit holandez për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë si edhe për rritjen e investimeve holandeze në Shqipëri.“Shpreh mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë për qëndrimin inkurajues të Parlamentit holandez për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë si edhe për rritjen e investimeve holandeze në Shqipëri.Marrëdhëniet shumë të mira  dypalëshe janë pasqyruar edhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Për të tretin vit radhazi, Holanda është investitori më i madh në Shqipëri dhe ne kemi besim se ky bashkëpunim do të vijë duke u zgjeruar e forcuar”, theksoi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Nga ana  e saj ambasadorja  holandeze nënvizoi se Vendet e Ulta do të vazhdojnë të mbështesin integrimin europian të Shqipërisë, konsolidimin në vendin tonë të vlerave europiane, mbajtjen sa më shpejt të Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe rritjen e investimeve holandeze në Shqipëri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme