Rudy Giuliani pezullohet nga ushtrimi i profesionit të avokatit në New York

Botë | 5 vite më parë

Rudy Giuliani, ish-avokati personal i ish-Presidentit Donald Trump, është pezulluar nga ushtrimi i profesionit të avokatit në shtetin e New York-ut. Në një vendim të lëshuar të enjten, pas procedurave disiplinore, një gjykatë e apelit në Nju Jork arriti në përfundimin se “ka prova të pakontestueshme” se Giuliani “bëri deklarata të rreme dhe mashtruese në mënyrë të qartë për gjykatat, ligjvënësit dhe publikun në përgjithësi, në cilësinë e tij si avokat i ish Presidentit Donald J Trump”. 

Deklaratat e tij u bënë gjatë procesit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ku Trump kërkonte të rizgjidhej president dhe u tha se votat janë manipuluar. Një kthesë e pabesueshme për ish-kryebashkiakun e qytetit të New York-ut, i cili dikur ishte ish-prokuror për Rajonin Jugor të New York-ut. Avokatët e Giulianit, John Leventhal dhe Barry Kamins, thanë në një deklaratë të enjten se ata “janë të zhgënjyer”.

“Ne besojmë se sapo çështjet të hulumtohen plotësisht në një seancë, z. Giuliani do të rikthehet si një anëtar i vlerësuar i profesionit të avokatit që ai ka shërbyer aq mirë në kapacitetet e tij të shumta për shume vite.”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme