Rumania nënshkruan kontratë 380 milionë euro për dronët izraelitë

Rajon | 4 vite më parë

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë caktoi një marrëveshje kornizë pesëvjeçare për të blerë, nëpërmjet kompanisë së saj Romtehnica, deri në shtatë sisteme UAS Watchkeeper X për një çmim prej 1.9 miliardë RON (380 mln euro, pa TVSH) nga kompania izraelite Elbit Systems, njofton Romania Insider.

Të shtatë sistemet përfshijnë secili një stacion kontrolli tokësor dhe tre avionë pa pilot secili, sipas Hotnews.ro. Kështu, në total do të jenë praktikisht 21 dronë Watchkeeper X që do të operohen nga ushtria rumune.

Dronët Watchkeeper X janë projektuar posaçërisht për misione zbulimi dhe grumbullimi të inteligjencës, por gjithashtu mund të mbajnë municion. 

Një vit më parë, një model i dronit Watchkeeper X u prezantua në Bacău, i armatosur me dy raketa nën secilin krah.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, Elbit Systems do të zhvillojë në nivel të kompanive vendase të mbrojtjes një kapacitet prodhimi, integrimi, testimi dhe mirëmbajtjeje në fushën ushtarake për sistemet e dorëzuara. 

Elbit tashmë prodhon në Bacău pjesë për dronët e saj Hermes 450 (Watchkeeper).

( Sipas Romania Insider )


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme