Rushaj: 3 komisionet hetimore të opozitës më 14 tetor në seancë

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Alfred Rushaj deklaroi sot se Konferenca e Kryetarëve vendosi zhvillimin e komisioneve të përhershme parlamentare me prezencë fizike.Në një deklaratë, tek Kryesia e Kuvendit, pas mbarimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Rushaj tha se vendimi ka të bëjë me kthimin e ligjshmërisë përsa i përket mbledhjeve të komisioneve të përhershme parlamentare.“Pas kërkesës sonë, pas përpjekjeve tona për të vendosur ligjshmërinë në lidhje me punën që opozita duhet të bëjë në komisionet parlamentare, sot u ra dakord përfundimisht dhe formalisht që mbledhjet e Komisioneve të Përhershme Parlamentare të bëhen ashtu siç dhe rregullorja e parashikon me prezencë fizike, normalisht duke respektuar çdo lloj rregulli të protokollit të sigurisë për sa i përket masave antikovid. Po kështu u diskutua dhe u ra dakord që tre komisionet hetimore që opozita ka paraqitur, të kalojnë në seancën e datës 14 tetor për diskutim dhe miratim”, tha ai.
Po ashtu, Rushaj shtoi se “ne paraqitëm kërkesën tonë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Padyshim, i bëmë të qartë deputetëve të PS-së që e drejta e opozitës për të ngritur komisione hetimore, e drejta e opozitës për të caktuar objektin e hetimit është e patjetërsueshme dhe ne do ta respektojmë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme