Rusi/ Avioni luftarak rrëzohet në një zonë të banuar, të paktën 2 viktima dhe 15 të plagosur

Një avion ushtarak është rrëzuar në një zonë banimi në qytetin jugor të Rusisë, Yeysk, duke vrarë të paktën 2 persona dhe duke plagosur 15 të tjerë. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se avioni, një bombardues Su-34, ishte në një fluturim stërvitor kur një nga motorët e tij mori flakë. Pilotët luftarakë në aeroplan ishin në gjendje të shpëtonin përpara rrëzimit.
“Sipas një raporti nga pilotët, të cilët u larguan nga avioni, arsyeja e rrëzimit ishte një zjarr në një nga motorët gjatë ngritjes”, thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Në një postim në telegram, guvernatori i rajonit të Krasnodarit, pjesë e të cilit është Yeysk, tha se kulla ishte përfshirë nga flakët dhe se të gjitha shërbimet rajonale dhe lokale të zjarrfikësve po punojnë për shuarjen e zjarrit./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




