Rusia: Aderimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO është destabilizuese

Botë | 4 vite më parë

Sfida tjetër ndaj Rusisë luhet në tryezën e NATO-s që është mbledhur këtë të mërkurë në Madrid të Spanjës, ku do të vendoset për hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në Aleancën e Atlantikut. Aderimi në NATO i Finlandës dhe Suedisë është kundërshtuar nga presidenti rus Putin, i cili e shikon kërcënim zgjerimin e NATO-s drejt lindjes.

Heqja e vetos nga Turqia, i ka hapur rrugë dy vendeve drejt anëtarësimit duke sjellë edhe reagimin e ashpër të Moskës, duke e konsideruar këtë veprim si destabilizues për vendin.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov e përshkroi zgjerimin me Finlandën dhe Suedinë si “thellësisht destabilizuese”. Ryabkov tha se zgjerimi i NATO-s nuk shton sigurinë e anëtarëve të aleancës.

Të tre vendet, Turqia, Finlanda dhe Suedia nënshkruan një memorandum të përbashkët “për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit” pas takimit në samitin e NATO-s në Madrid.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme