Rusia akuza Ukrainës për vrasjen e vajzës së aleatit të Vladimir Putin

Botë | 4 vite më parë

Rusia ka akuzuar shërbimet speciale ukrainase për vrasjen e vajzës së një prej aleatëve të presidentit  Vladimir Putin në një bombë në makinë. Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se kishte zgjidhur rastin dhe se Ukraina ishte drejtpërdrejt përgjegjëse.

FSB tha se një grua ukrainase ishte zhvendosur në Rusi në korrik së bashku me vajzën e saj të vogël, por ajo ishte në fakt një kontraktore e shërbimeve speciale ukrainase.

“Gruaja, mori me qira një apartament në të njëjtën ndërtesë me Duginan për një muaj, duke u përgatitur për sulmin. Në atë kohë, ajo dyshohet se ndoqi Duginan përmes Moskës me një Mini Cooper, për të cilin ajo përdori tre targa të ndryshme. E dyshuara më pas u arratis në Estoni pas shpërthimit”, tha FSB.

Një këshilltar i presidentit të Ukrainës Zelensky, Mykhailo Podolyak, tha se versioni i ngjarjeve të FSB-së ishte “propagandë ruse” nga “një botë imagjinare”.

Darya Dugina, 29 vjeç, po drejtonte automjetin bomba e vendosur në makinë shpërtheu pranë kryeqytetit të Rusisë. Babai i saj i shquar ultra-nacionalist, Alexander Dugin, që thuhet se ishte i afërt me Putinin, mund të ketë qenë objektivi i synuar i sulmit. 

Më 22 gusht, grupi i rezistencës kombëtare në Rusi mori përgjegjësinë për vrasjen. Ish-deputeti në Dumën ruse, Ulya Ponomarev deklaroi se aksioni u krye nga Ushtria Republikane Kombëtare duke paralajmëruar se ky ishte vetëm fillimi në rezistencën ndaj Vladimir Putin.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme