Rusia bllokon marrëveshjen e traktatit bërthamor: Pati referenca për Ukrainën

Botë | 4 vite më parë

Rusia ka bllokuar miratimin e një deklarate të përbashkët nga një konferencë e Kombeve të Bashkuara për çarmatimin bërthamor.

Traktati i Mospërhapjes Bërthamore, i cili rishikohet nga 191 nënshkruesit e tij çdo pesë vjet, synon të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore.

Rusia ishte kundër një pjese të tekstit që shprehte “shqetësim të madh” për aktivitetet ushtarake rreth termocentraleve të Ukrainës duke përfshirë centralin bërthamor të Zaporizhzhia, të cilin Rusia e kapi në fillim të luftës në Ukrainë.

Draft seksioni gjithashtu vuri në dukje humbjen e kontrollit nga autoritetet kompetente ukrainase mbi vendndodhje të tilla si rezultat i atyre aktiviteteve ushtarake dhe ndikimin e tyre të thellë negativ në siguri.

Fushata Ndërkombëtare për Shfuqizimin e Armëve Bërthamore shprehu keqardhjen që “në një vit kur një shtet i armatosur me armë bërthamore pushtoi një shtet të armatosur jobërthamor, një takim i pothuajse të gjitha vendeve në botë dështoi për të ndërmarrë veprime për çarmatimin bërthamor”,

Ndërsa ai me bazë në Uashington Shoqata e Kontrollit të Armëve tha se konferenca përfaqësonte një “mundësi të humbur për të forcuar traktatin dhe sigurinë globale”.

Traktati i Mospërhapjes, i mbështetur nga 190 vende në vitin 1970, angazhon vendet që nënshkruan – duke përfshirë SHBA-në, Rusinë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kinën  të reduktojnë rezervat e tyre dhe të ndalojnë të tjerët të marrin armë bërthamore.

Javën e kaluar, centrali Zaporizhzhia u shkëput përkohësisht nga rrjeti elektrik duke rritur frikën për një fatkeqësi të mundshme rrezatimi.

Ushtria ruse mori kontrollin e uzinës, centralin bërthamor më të madh në Evropë, në fillim të marsit, por ai ende po operohet nga stafi ukrainas në kushte të vështira.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme